Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Donçiqi e barazon rekordin e Wilt Chamberlainit

Luka Donciq

Foto: Associated Press

Në fitoren 117:112 të Los Angeles Lakersit ndaj skuadrës Memphis Grizzlies, ylli slloven, Luka Donçiq, i realizoi 44 pikë.

Donçiqi tani ka realizuar 40 e më shumë pikë në secilën prej tri ndeshjeve të para të sezonit, një sukses i arritur shumë kohë më parë nga legjenda e ligës NBA, Wilt Chamberlain.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Donçiq i mungoi Lakersit për tri ndeshje për shkak se kishte lëndim në gishtin e dorës së majtë.

Ndeshja e së premtes pas mesnate ishte e para e Grupit B të Perëndimit, në Kupën NBA, shkruan “Sky Sport”.

Chicago Bullsi mbetet pa humbje duke e regjistruar fitoren e pestë të sezonit.

Ndeshjen e fundit e fitoi 135:125 ndaj New York Knicksit. Në Lindje, Philadelphia 76ers humbi 109:108 nga Boston Celtics. Ishte humbja e parë e sezonit.