Basketboll

Don Polloshka kthehet te Prishtina

don polloshka

Njëri prej fundorëve më të mirë në basketbollin kosovar, Don Polloshka, karrierën e vazhdon te Sigal Prishtina.

Klubi prishtinas të martën njoftoi për kthimin e Polloshkës.

Në tri edicionet e fundit ai ishte te Vëllaznimi, ku u shndërrua në njërin prej vendorëve më të mirë në Superligë. Polloshka shquhet për angazhimin dhe kontributin e madh për skuadrën.

Ai më herët ishte për shumë vjet te Prishtina.