Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës të hënën mori vendimet lidhur me ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Të dielën në Suharekë, Ylli fitoi me rezultat 80:79 dhe barazoi rezultatin në 1:1 në ndeshje. Pak para fundit të ndeshjes, Alonzo Verge Jr i Yllit dhe Kevin Capers i Trepçës kishin një përplasje dhe u diskualifikuan. Ata e vazhduan përplasjen rrugës për në zhveshtore dhe kjo solli tensione të tjera në palestër.
Për gabimet diskualifikuese, Verge Jr e Capers janë gjobitur me nga 300 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu Ylli u gjobit me 200 euro, ndërsa trajneri i Yllit, Petar Mijoviq me 300 euro.
300 euro është gjoba edhe për trajnerin e Trepçës, Adis Beqiragiq. Erjon Kastrati është dënuar me 100 euro, ndërsa Trepça po ashtu me 100 euro.
Ndeshja e tretë finale zhvillohet të enjten në Mitrovicë.