Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Burns i Prishtinës, më i miri i xhiros në basketbol

Demiree Burns

Amerikani Damiree Burns udhëhoqi të dielën Sigal Prishtinën në fitoren e vështirë ndaj Golden Eagle Yllit. Prishtina fitoi pas kohës shtesë, ndërsa Burns shkëlequ me 24 pikë e 17 kërcime.

Dhe të hënën Burns u shpall lojtari më i vlefshëm i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll. Ai i kishte edhe katër asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pesëshen më të mirë kanë zënë vend edhe Jayveous McKinnis i Bashkimit, Jasquez Yow i Pejës, Daniel Lekndreaj i Prishtinës dhe Samuel Hunter i Trepçës.

Përzgjedhja bëhet nga FBK-ja në bazë të statistikave të lojtarëve dhe peshës së ndeshjes.