Basketboll

Bora në gjysmëfinale të Kupës

Kb Bora

Bora e Prishtinës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Bora e mposhti të mërkurën në udhëtim skuadrën Rahoveci 029 me rezultatin 71:62. Skuadra prishtinase e kishte fituar edhe ndeshjen e parë çerekfinale.

Shaquan Jules udhëhoqi Borën me 22 pikë e shtatë kërcime.

Te “vreshtarët” lojë të mirë kishte vetëm Kentrell Pullian me 22 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Dy çerekfinalet tjera Peja – Bashkimi dhe Prishtina – Vëllaznimi luhen të enjten mbrëma.