Basketboll

Bora e shënon fitoren e parë këtë edicion

Bora

Bora e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll, pas katër humbjeve radhazi.  

Bora të shtunën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultatin, 78:70, në kuadër të xhiros së gjashtë. 

Për Yllin ishte humbja e pestë këtë edicion, krahas një fitoreje. 

Bora i fitoi tre çerekët e parë, 18:16, 19:14 dhe 23:16. Ylli e fitoi çerekun e fundit me rezultatin, 24:18, por pa ia rrezikuar fitoren e parë, Borës. 

Te Bora u dalluan Tyler Cheese dhe Shaquan Jules. Cheese pati 26 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.

Ndërsa Jules ndeshjen e mbylli me 18 pikë, tetë kërcime dhe një asistim. Lojë të mirë te Bora pati edhe Amin Hot me 14 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim. 

Tek Ylli u veçua Brandon Huffman me 15 pikë dhe nëntë kërcime.