Peja të enjten njoftoi për transferimin e dy basketbollistëve amerikanë, Tajh Green dhe Dequan Morris.
Peja edhe të premten e ka prezantuar edhe një basketbollit të ri, Edward Beqirin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeqiri është i lindur në New York ndërsa ka prejardhje nga Kosova. 22-vjeçari është i gjatë 201 centimetra.
Beqiri pritet të jap kontribut të madh për skuadrën e Pejës në edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Beqiri sezonin e fundit ishte pjesë e City College of New York ku luajti me mesatare prej 14.7 pikë, 5.9 kërcime, 3.5 asistime për ndeshje. Basketbollisti do t’i bashkohet skuadrës më 25 gusht, kur fillojnë përgatitjet parasezonale në prag të edicionit të ri - nën urdhrat e trajnerit Greg Gibson”, ka shkruar Peja në rrjetet sociale.