Basketbollistet e Kosovës U14, kanë pësuar disfatë të thellë nga basketbollistet e Bullgarisë U14. “Dardanet” e reja humbën me 59 pikë dallim, 87:28.
Ndeshja u zhvillua në Gjakovë, ku edhe zhvillohet turneu për zhvillimin e talenteve për të ardhmen “FIBA Europe Youth Development Fund”.
Ndeshjen e dytë, Kosova e luan kundër Maqedonisë së Veriut të enjten. Ndaj Turqisë luan të shtunën, kurse kundër Rumanisë të dielën.