Basketbollistet e Kosovës U16 kanë pësuar një tjetër disfatë të mërkurën mbrëma në “FIBA U16 Eurobasket 2025” Divizioni C. Kosova humbi nga Malta me rezultat të thellë, 73:48. Ndeshjet e Grupit B zhvillohen në Pejë.
Çerekun e parë, Kosova e humbi 25:12. Edhe në çerekun e dytë Malta ishte më e mirë. E fitoi 18:12.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova u rikthye në çerekun e tretë, që përfundoi 14:14, por Malta reagoi sërish në çerekun e fundit duke e fituar 16:10.
Me fitoren 73:48, Malta siguroi kalimin në gjysmëfinale.
Një ditë më herët, të martën, Kosova U16 humbi edhe nga Shqipëria me rezultat 60:43.
Ndeshjen e fundit, Kosova e ka të enjten kundër Moldavisë. Edhe kjo ndeshje luhet në Pejë.