Amin Hot është shpallur lojtari më i vlefshëm i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFundori Hot të shtunën e udhëhoqi Pejën drejt fitores 65:64 ndaj Trepçës. Ish-lojtari i ekipit mitrovicas e përfundoi takimin me 13 pikë, nëntë asistime e shtatë kërcime. Ishte i rëndësishëm në momentet vendimtare.
Në pesëshën më të mirë të xhiros kanë zënë vend edhe Jayveous Mckinnis e Mack Smith të Bashkimit, Jetmir Zeqiri i Borës dhe Trey Anderson i Vëllaznimit.