Basketboll

Amerikani i dytë për Bashkimin

Jeremiah Bailey

Bashkimi i Prizrenit ka prezantuar edhe basketbollistin e dytë amerikan për edicionin e ri. Nënkampioni i Kosovës të shtunën e prezantoi Jeremiah Baileyn. Ai luan kryesisht në pozitën e alos, ndërsa së fundi ishte në Portugali te Sportingu. Në Portugali ishte edhe tek Ovarense, ndërsa edicionin e parë si profesionist e kaloi në Mbretëri të Bashkuar te Caledonia Gladiators. Te Bashkimi do të jetë edicioni i katërt i Baileyt si profesionist.

26-vjeçari në Portugali në edicionin e kaluar luajti me mesatare prej 13,1 pikëve, 6,7 kërcimeve e 2,2 asistimeve për ndeshje. Në FIBA Europe Cup i kishte shtatë ndeshje ndërsa luajti me mesatare prej 6,3 pikëve e 6,4 kërcimeve për ndeshje.

Bashkimi do të paraqitet në kualifikimet e FIBA Europe Cup për herë të parë.

Bashkimi tashmë ka prezantuar edhe Kyan Andersonin, ndërsa për trajner ka përzgjedhur Igor Jovoviqin e Malit të Zi. 

Bashkimi ka vazhduar kontratën me shumicën e vendorëve.