Në një takim të kompanisë Volkswagen në Wolfsburg këtë javë u prezantua në formë siluete gjenerata e nëntë e modelit Golf 9.
Edhe nga ky prezantim i shkurtër, është e qartë se Golfi i ri do të jetë shumë i ngjashëm me modelin aktual. Kjo tregon se shefi i dizajnit të Volkswagenit, Andreas Mindt, po ndjek një qasje të ngjashme me atë që është përdorur tashmë për modelin Polo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuket se Volkswageni nuk po ndjek më strategjinë e dyfishtë me modele krejtësisht të ndryshme me benzinë dhe elektrike, siç ndodhi me modelin Volkswagen ID.3. Ky model nuk pritet të zëvendësohet para vitit 2028 nga modeli i paralajmëruar tashmë Volkswagen ID.

Volkswagen ka lënë të kuptohet se Golfi 9 me motor me djegie të brendshme mund të vazhdojë të prodhohet për një kohë të gjatë, gjë që mund të nënkuptojë një ridizajnim më të madh rreth kohës kur do të prezantohet Golf 9 elektrik.
Një strategji e ngjashme po shihet edhe te Polo. Në fund të prillit të këtij viti pritet të prezantohet në versionin final modeli elektrik Polo. Prototipet tregojnë se dizajni nuk do të largohet shumë nga Polo aktual me benzinë.
E njëjta qasje pritet edhe në brendësi të veturës, ku Volkswagen thotë se do të largohet nga varësia e madhe ndaj ekraneve me prekje. Në të ardhmen, timoni dhe paneli i komandave do të kenë sërish butona fizikë.