Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka njoftuar të enjten se ka bërë disa përmirësime në Model S dhe Model X në Shtetet e Bashkuara, me ç’rast ka rritur edhe çmimin e tyre.
Rritja e çmimeve në këto modele shkon në pesë mijë dollarë, sipas postimit të kompanisë në platformën “X”.
Çmimet janë rritur për të gjitha konfigurimet e dy modeleve.
Model X kushton 89,990 dollarë, ndërsa ai S tani kushton 84,990 dollarë.