Automobilat e rinj po dalin në treg me të gjitha teknologjitë e sofistikuara për shpëtim jetësh, si sistemet paralajmëruese për përplasje dhe frenimi automatik.
Por automobilat më të vjetër mund të pajisen me sisteme të ngjashme po ashtu. Dhe një studim i ri ka sugjeruar se mund ta bëjnë automobilin më të sigurt, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo mund të jetë një rrugëdalje ideale për të përfituar nga teknologjia që parandalon aksidentet, me një kosto më të ulët krahasuar me automobilat e rinj”, ka thënë Ian Reagan, autor i studimit dhe zyrtar në “Institutin e Sigurimeve për Siguri nëpër Autoudhë” në Amerikë, organizatë joqeveritare e krijuar nga kompanitë e sigurimeve.
Teknologjia e tillë mund të jetë e vlefshme pjesërisht për shoferët e rinj, sepse çdo kilometër që kalojnë, sistemi do t’ia kujtojë shoferit praktikat e sigurisë si përdorimi i sinjaleve për lëvizje anash dhe mbajtja e distancës së duhur, ka thënë Reagan, për “New York Times”.
“Ata mund të mësohen herët. Sjellja e një vozitësi të kujdesshëm nga fillimi mund të mbesë tek ta deri në plakje”, ka shtuar ai.
62 për qind e shoferëve që ishin pjesë e një studimi kanë raportuar se kanë ndryshuar me kalimin e kohës sjelljen në rrugë, duke përfshirë edhe se si iu kanë kushtuar më shumë vëmendje distancës nga automobilat tjerë e përdorimit më të shpeshtë të sinjaleve, ka thënë Reagan, që prezantoi hulumtimin në një konferencë ndërkombëtare, vitin e shkuar.
“Bazuar në të dhënat objektive, njerëzit ndryshuan sjelljet e tyre në një mënyrë që sugjeron se ata vozitën më me kujdes”, ka deklaruar ai...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)