Dhjetëra supervetura do të “pushtojnë” sërish Kosovën më 28 qershor të vitit të ardhshëm. Organizimi i njohur botëror “OneLife Rally” ka përzgjedhur Kosovën në hartën e vendeve që do t’i vizitojë në vitin 2021.
Lajmi është konfirmuar nga grupi i njohur i entuziastëve të veturave në Kosovë, “Marakli t’Kerreve!”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dallimi është që herën e parë e kanë pasur vetëm një ‘checkpoint’, ndërsa kësaj radhe do të kalojnë një natë në Prishtinë. Është një arritje shumë e madhe dhe një mund i stafit të grupit ‘Marakli t’kerreve!’ që t’i bindim me futë Kosovën në listën e shteteve ku do të qëndrohet për një natë”, ka thënë Behar Cakiqi, një nga administratorët e grupit ‘Marakli t’kerreve!’.
"OneLife Rally" është grupi i njohur që për shtatë ditë bën turne nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit e Evropës. Në Kosovë ishte edhe më 2019.
