Shitjet e Teslas kanë rënë në nivelin më të ulët në tre vjet pas reagimeve kundër shefit të saj, Elon Musk.
Prodhuesi i veturave elektrike shiti pothuajse 337 mijë automjete elektrike në tre muajt e parë të vitit 2025, rënie prej 13 për qind nga një vit më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksionet e Teslas ranë të mërkurën pas publikimit të shifrave të ulëta të shitjeve.
Tesla përballet me konkurrencë në rritje nga kompania kineze BYD, por ekspertët besojnë se roli i diskutueshëm i Muskut në administratën Trump ka pasur gjithashtu efekt.
Kompania ka fajësuar për rënien një version të ri të veturës së saj më të shitur, por ekspertët e kanë drejtuar gishtin kah Musku.
“Këto shifra janë të neveritshme. Marka është dëmtuar dhe mund të mos jetë e rregullueshme”, shkroi në “X”, investitori i hershëm i Tesla, Ross Gerber, i cili dikur ishte mbështetës i Muskut, por kohët e fundit ka kërkuar që bordi të largojë miliarderin si shef.