Auto

Probleme për Volkswagenin, tërheq afro 80 mijë vetura elektrike

Volkswagen

Volkswagen

Volkswageni ka tërhequr afro 80 mijë vetura elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një defekti në softuer që ka rezultuar në fikjen e ekraneve, shkruan Reuters.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) ka thënë se “ky gabim mund të rezultojë në humbjen e pamjes së kamerës në ekran”.

Tërheqja vlen për modelet e automjeteve elektrike ID.4 të prodhuara nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Sipas NHTSA, dështimi i kamerës rrit rrezikun e përplasjeve ose aksidenteve të tjera kur automjeti është duke u kthyer mbrapa.

VW-ja ka thënë se nuk ka pasur aksidente të raportuara të shkaktuara nga këto probleme, megjithëse janë bërë 354 kërkesa për garanci.