Prodhuesi amerikan i veturave, Ford, për herë të parë në shtatë dekada do ta zhvendosë selinë kryesore në një ndërtesë të ndërtuar rishtazi pesë kilometra larg asaj aktuale në Dearborn, Michigan.
Ndërtesa e re prej 195,096 metra katrorë zyrtarisht do të quhet “Selia Botërore e Fordit” kur të hapet në nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelia aktuale në Dearborn ishte hapur në vitin 1956. Disa nga automjetet më të njohura amerikane u prodhuan në këtë seli, duke përfshirë Mustang, Thunderbird dhe kamionët F-Series.
Ndërtesa do të ketë gjashtë studio dizajni, një sallë ushqimi, hapësira për nënat dhe mbi 300 dhoma takimi të pajisura me teknologji.