Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nissani largon 9,000 punëtorë nga puna

Nissan

Prodhuesi japonez i veturave, Nissan, pritet ta reduktojë numrin e punëtorëve për nëntë mijë, si dhe kapacitetin e tij prodhues global për 20 për qind, raportoi të enjten Reuters.

Siç ka bërë të ditur kompania, këto hapa po ndërmerren në përpjekje për të reduktuar kostot me 2.6 miliardë dollarë në vitin aktual fiskal pas rënies së shitjeve në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Planet pasqyrojnë cenueshmërinë e prodhuesit të tretë më të madh japonez të automjeteve. 

Kompania me bazë në Yokohama po planifikon të reduktojë nëntë mijë vende pune me 6.7% të 133,580 punonjësve të saj globalë.

Nissan po shet gjithashtu deri në 10% të aksioneve të tij në Mitsubishi Motors për të mbledhur deri në 445.45 milionë dollarë.