Të dielën, 28 prill, nis edicioni i ri i kampionatit të automobilizmit në Kosovë. Gara e parë do të jetë në disiplininën auto-sllallom. Kjo garë do të mbahet në Ferizaj.
Organizatori klubi i automobilizmit Ferizaj ka thënë se janë bërë gati të gjitha përgatitjet e duhura.
Kryetari i klubit, Sadat Rysha, është shprehur optimist se gjithçka do të shkojë siç është më së miri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“AK Ferizaj i ka marrë me kohë të gjitha masat për të organizuar garën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe institucionet tjera relevante do të punojmë me përkushtimin më të madh që deri në përmbylljen zyrtare të garës, gjithçka të shkojë sa më mirë”, ka thënë Rysha për faqen zyrtare të FASK-ut.
Ai shpreson që interesimi i garuesve, por edhe i dashamirëve të auto sportit të jetë i madh.
Në orën 12:00 mbahet vozitja provuese, ndërsa 15 minuta pas përfundimit të saj fillon gara zyrtare.