Marka kineze Chery ka prezantuar SUV-in më të ir, Fulwin X3L. Dizajni për këtë model është frymëzuar nga Land Rover Defender.
Është një veturë me motorë hibride dhe është zgjidhje më e përshtatshme për një mjet serioz për terrene të vështira.
Ky model është praktikisht një version i modifikuar i iCar 03T, i prezantuar vitin e kaluar nga e njëjta kompani. Arsyeja pse Chery ka vendosur të ofrojë dy makina pothuajse identike nën marka të ndryshme mbetet e paqartë.
Çmimet variojnë nga rreth 14,500 euro deri në rreth 18 mijë euro.
Nën kapakun e motorit gjendet sistemi Kunpeng Golden i Cheryt, i cili kombinon një motor 1.5 turbo-benzinë me 154 kuajfuqi (kf) dhe një ose dy motorë elektrikë.
Versioni me një motor elektrik (248 kf) ka lëvizje me rrotat e pasme.
Ndërsa varianti AWD me dy motorë elektrikë zhvillon deri në 422 kf, duke arritur shpejtësinë 0-100 km/h për vetëm 4.7 sekonda.
Autonomia elektrike varion mes 135 km dhe 215 km, sipas versionit, ndërsa autonomia e kombinuar me motorin dhe një rezervuar të plotë arrin deri në 1,200 km.
Brendësia është moderne, por jo tepër eksperimentale.