Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kanadaja u vendos taksë 100 për qind automjeteve elektrike kineze

Tesla

Kanadaja ka njoftuar se do të vendosë një tarifë 100 për qind për importet e automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë, pas një vendimi të ngjashëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

BBC-ja ka raportuar se vendi planifikon gjithashtu të vendosë një taksë prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin kinez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kanadaja dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar Kinën për subvencionimin e industrisë së saj të automjeteve elektrike, duke iu dhënë prodhuesve të saj një avantazh të padrejtë.

Kina ka thënë se ky vendim i këtyre shteteve i shkel rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Ne po e transformojmë sektorin e automjeteve të Kanadasë për të qenë liderë globalë në ndërtimin e automjeteve të së nesërmes, por akterë si Kina kanë zgjedhur t'i japin vetes një avantazh të padrejtë në tregun global”, ka thënë kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Rregullat e Kanadasë për automjetet elektrike kineze do të hyjnë në fuqi më 1 tetor të këtij viti, ndërsa ato për çelikun e aluminin do të zbatohen nga 15 tetori.