Një gjykatë gjermane ka vendosur të enjten pjesërisht në favor të konsumatorëve në një padi kolektive kundër Mercedez Benzit lidhur me pajisjet e humbjes së emetimeve të naftës, raportoi të premten Reuters.
Disa nga modelet me naftë të prodhuesit gjerman të automjeteve luksoze me motorë të modelit “Euro 6” të krijuara mes viteve 2012-2016 kanë pasur pajisje mashtrimi, ka thënë gjykata e Shtutgartit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, nuk janë gjetur shkelje në modelet më të vjetra “Euro 5”.
Pronarët mund t'i kthejnë veturat dhe të llogarisin në rimbursim, me kusht që ta kenë të konfirmuar shkeljen, ka thënë gjykata në vendimin e saj.
Mercedesi ka thënë se do të bëjë apel.
“Ne vazhdojmë të besojmë se pretendimet e ngritura kundër kompanisë sonë janë të pabaza dhe do të mbrohemi kundër tyre”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.
LEXO EDHE: