Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi paralajmëron se do të pësojë dëm prej 1.5 miliardë dollarësh nga tarifat e Trumpit

Ford

Kompania amerikane e automjeteve Ford ka pezulluar udhëzimet e saj vjetore të hënën për shkak të pasigurisë rreth tarifave të vendosura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke thënë se taksat do t’i kushtonin kompanisë rreth 1.5 miliardë dollarë në fitime të rregullta.

"Është ende shumë herët për të kuptuar plotësisht përgjigjet e konkurrentëve tanë ndaj këtyre tarifave", u tha analistëve të hënën në mbrëmje drejtori ekzekutiv i Fordit, Jim Farley. "Megjithatë, është e qartë se në këtë mjedis të ri, prodhuesit e automjeteve me gjurmën më të madhe në SHBA do të kenë një avantazh të madh”, ka shtuar ai. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prodhuesi i automjeteve ka pezulluar eksportet e automobilave në Kinë, por ende importon automjete si Lincoln Nautilus nga vendi.

Përveç pengesave nga politika tregtare e Trumpit, Fordi përballet me humbje të konsiderueshme në automjetet e saj elektrike.

Prodhuesi i automjeteve këtë vit parashikoi humbje deri në 5.5 miliardë dollarë në operacionet e tij të automjeteve elektrike dhe softuerëve. Ai ka pësuar tashmë më shumë se 10 miliardë dollarë humbje që nga viti 2023.