Ford Motor Co. thotë se do të reduktojë fuqinë punëtore me 4,000 në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit 2027.
Kompania e ka arsyetuar vendimin me presionin nga rritja e konkurrencës dhe shitjet më të dobëta se sa pritej të veturave elektrike, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFord ka thënë të mërkurën se shumica e shkurtimeve të vendeve të punës do të bëhen në Gjermani dhe do të kryhen në konsultim me përfaqësuesit e punonjësve.
Nga totali i punëtorëve të kompanisë, 2,900 vende pune do të shkurtohen në Gjermani, 800 në Britani dhe 300 në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Ford ka 28,000 punonjës në Evropë dhe 174,000 në mbarë botën.
“Industria globale e automobilave vazhdon të jetë në një periudhë ndërprerjesh të konsiderueshme pasi po kalon në lëvizjen e elektrizuar”, ka thënë kompania në një deklaratë.
Në Evropë, prodhuesit e automjeteve duhet të shesin mjaft automjete elektrike për të përmbushur kufijtë e rinj, më të ulët për emetimet mesatare të dioksidit të karbonit, dhe të përballen me një objektiv afatgjatë të BE-së deri në vitin 2035 për të ulur emetimet në zero, që do të nënkuptonte eliminimin e shumicës së automjeteve me motorë me djegie të brendshme.
Megjithatë, shitjet e automjeteve elektrike kanë ngecur ndër të tjera për shkak se konsumatorët e lodhur nga inflacioni kanë frenuar shpenzimet.
Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se do të reduktojë kohën e punës për punëtorët në fabrikën e saj në Këln, Gjermani, ku prodhon automjetet elektrike Capri dhe Explorer.