Kanë dështuar bisedimet për bashkim midis dy kompanive të automjeteve, Nissan dhe Honda, raportoi të dielën Reuters.
Bisedimet për krijimin e një kompanie veturash prej 60 miliardë dollarësh të përbashkët kanë përfunduar të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto bisedime mes prodhuesit të dytë dhe të tretë më të mëdhenj në Japoni janë njoftuar në dhjetor, por shpejt u tensionuan nga mosmarrëveshjet.
Marrëveshja përfundimisht dështoi për shkak të propozimit të Hondas për ta bërë Nissan filial.
Bashkimi do të krijonte grupin e katërt më të madh të automjeteve në botë nga shitjet e automjeteve pas Toyotas, Volkswagenit dhe Hyundait.
Nissani ka njoftuar se do të kërkojë partneritete të reja.