Një zyrtar policor që u përball me serbët e armatosur në Banjskë, ka deklaruar se terroristët s’kishin arritur t’i zbatojnë e t’i kontrollet planet e tyre.
Ai ka thënë të martën se policët i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për tërheqjen e trupit të Afrim Bunjakut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“...Kemi arritur në mënyrën më të mirë të mundshme t’i zmbrapsim terroristët dhe të dalim. Kemi arritur t’i bëjmë të gjitha lëvizjet tona që Afrimi të mos mbetet këtu dhe ashtu ia kemi dalë. Normalisht është plagosur edhe Albani gjatë ofensivës, mirëpo ata (serbët) s’kanë arritur asnjëherë t’i zbatojnë e kontrollojnë planet e tyre”, ka deklaruar ai.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se terroristët kanë qenë të përgatitur për një konflikt më të gjerë e më të gjatë.
Ai ka theksuar se sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit të shtetit.