Të hënën është bërë fiks një muaj prej kur Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues për të akuzuarit në rastin e njohur si “Pronto”.
Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, për 30 ditë, sa është e përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, nuk ka arritur ta përfundojë së shkruari aktgjykimin, të cilin duhet t’ua dorëzojë palëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë arsye, siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale, Hoti ka kërkuar nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë që t’i japë kohë shtesë.
Një gjë të tillë për gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)