Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), do të mbajë këtë javë mbledhjen ku do të shqyrtohen komentet në lidhje me tarifat e reja të energjisë.
KOHA mëson se mbledhja e radhës e këtij institucioni do të mbahet gjatë kësaj jave, ku do të fillohet edhe shqyrtimi i komenteve për tarifat e reja në kuadër të shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse vendimi i ZRRE-së do të jetë që të aplikohen tarifat e reja, rritja e çmimeve do të reflektojë në tarifat e shkurtit.
ZRRE-ja ka pranuar komentet në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike deri më 31 janar.
Komente përveç Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), Kompania Kosovare për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka pranuar edhe nga Qeveria dhe nga Presidenca e Kosovës.
Nga ana e partive politike, komente këtij institucioni i kanë dërguar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
ZRRE-ka ka mbajtur sot seancën e tretë për këtë vit, ku ka aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e rregulluar, KOSTT, KEDS dhe KESCO.