Pas Prevallës, zjarri ka përfshirë edhe Kodrën e Goleshit në Lipjan.
Megjithatë po konsiderohet se zjarri nuk është i përmasave të mëdha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomandanti i zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, i ka thënë KOHËS se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u përpjekur ta lokalizojnë zjarrin.
“Zjarri nuk është i përmasave të mëdha dhe nuk ka rrezik për dëmtimin e antenave të cilat gjinden ne kodrën e Goleshit. Temperaturat e larta janë duke ndikuar negativisht në shuarjen e tij”, ka thënë ai.
Temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen edhe në zona të tjera, si Prevalla. Tash e disa ditë në këtë vend është aktivizuar një vatër zjarri. Ekipet e zjarrfikësve, Policisë e edhe vullnetarët po punojnë në lokalizimin e tij.