Arbëri

Zjarret e mëdha lënë disa qytete pa rrymë

Zjarr në Bresje të Fushë-Kosovës

Foto: KOHA

Zjarret që kanë përfshirë rajone të ndryshme të Kosovës kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektroenergjetik, duke lënë pa rrymë disa zona në Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë.

Sipas KEDS-it, me urdhër të Policisë së Kosovës është bërë ndërprerja e furnizimit në nënstacionet “Prizreni 1” dhe “Prizreni 3”.

Erërat e fuqishme po e rëndojnë më tej situatën, ndërsa ekipet teknike po punojnë në terren për rikthimin e furnizimit.

KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar deri në normalizimin e gjendjes.

Lexo përditësimet tjera
Zjarri në Milefc të Prishtinës

29 vatra zjarri në tetë orët e fundit në Kosovë, 12 ende aktive

(E përditësuar 18:03) - Të paktën 29 vatra zjarri janë regjistruar brenda tetë orëve të fundit...