Arbëri

Zjarr në Hajvali, intervenojnë zjarrfikësit

zjarrfik - zjarr - zjarrfikesi

Një deponi e veturave dhe materiale të ndryshme janë përfshirë nga zjarri në lagjen Hajvalia në Prishtinë.

Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Male Gashi, fillimisht kishin pranuar informatën se ishin djegur mbeturina.

“Kemi marrë fillimisht informatën se janë duke u djegur mbeturina dhe dyshohej për një veturë të përfshirë nga zjarri. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë se ishin të përfshira nga zjarri një deponi e veturave dhe materialeve të  ndryshme (vetura, hekrari dhe materiale të ndryshme)”, ka thënë ai.

Gashi ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar.