Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëvendësohen pritoret e autobusëve në Prishtinë, Komuna thotë se janë vjetërsuar

Pritoret e autobusëve në Komunën e Prishtinës janë duke u zëvendësuar.

KOHA ka siguruar pamje të njërës prej pikave të pritjes në kryeqytet gjatë tërheqjes së pritores.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Sipas Komunës së Prishtinës, zëvendësimi po ndodh për shkak të problemeve, amortizimit e vjetërsimit të kabinave.

“Po. Jemi në proces të zëvendësimit. Ato që kanë qenë të vjetërsuara, të amortizuara, me probleme”, ka thënë shkurtazi nënkryetari Alban Zogaj.

Marrëveshja për vendosjen e 50 pritoreve në Prishtinë ka qenë që të montoheshin nga fundi i janarit të vitit 2020, ndërsa pritorja e parë ishte vendosur me gjashtë muaj vonesë.

Më 30 tetor të vitit 2019, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Selmans Network” për furnizimin me pajisje dhe vendosjen e pritoreve për autobusë të transportit publik të udhëtarëve.

Kjo kontratë, Komunës së Prishtinës i ka kushtuar 292 mijë e 500 euro.