Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është pritur të enjten në një takim pune nga Shefi i Misionit të SHBA-së në NATO, Scott M.Oudkirk, me të cilin kanë diskutuar për çështjet kyç të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu është diskutuar mbi mënyrat për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se forcat e SHBA-së të vendosura në KFOR janë garantues dhe mbështetës i fuqishëm.
“Forcat e SHBA-ve, të vendosura në Kosovë në kuadër të Misionit të NATO-s, KFOR-it, tani për gati tri dekada, janë garantues dhe mbështetës të fuqishëm të këtyre proceseve dhe do të vazhdojnë të jenë një faktor kyç në të ardhmen. Këto dhe tema të tjera, ku diskutuam shqetësimet për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe prioritetet për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon, ishin pjesë e diskutimeve tona”, ka shkruar ai.