Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se kanë dëgjuar për presion ndaj deputetëve të komuniteteve minoritare joserbe në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit në përpjekjen e 54-t që do të mbahet në orën 22:00.
“Ka presion te deputetë, sidomos te grupet minoritare. Këtë e kemi dëgjuar nga kolegët tanë të komuniteteve joserbe, të cilët thonë se po u bëhet presion që të japin votën shtesë në bazë të interesave dhe kërkesave që kanë paraqitur. Kjo nuk i kontribuon as demokracisë dhe as stabilitetit institucional”, ka thënë Zemaj para hyrjes në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se procesi është në kohë të kufizuar dhe se shanset për zgjidhjen e ngërçit politik janë të vogla, ndërsa kërkoi që Lëvizjes Vetëvendosje t’i hiqet e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit, pasi sipas tij, “pozitat lakmuese të saj” po e mbajnë bllokadën.