Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zejna: MSh-ja, masa ose përgjegjësi për mungesën e barnave

Foto: Driton Paçarada / KD

Me gjithë që buxheti për barna që shteti obligohet t’i blejë për pacientët e sistemit publik është rritur mbi 60 për qind nga viti 2016, gjendja me barna në spitale nuk është e rëndë.

Një gjë e tillë, sipas hulumtuesit të “Demokraci Plus”, Isuf Zejna, lidhet me shumë faktorë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një nga faktorët, sipas tij, nuk është mungesa e buxhetit, por neglizhenca në lidhjen dhe menaxhimin e kontratave të lidhura për furnizim me barna dhe material shpenzues.

Në intervistën e javës, Zejna e ka parë si të nevojshme adresimin e përgjegjësve që po shkaktojnë kohë pas kohe mungesa të theksuara të barnave. Sipas tij, përgjegjësia ose duhet të adresohet tek zyrtarët që kanë ndikuar në furnizimin e dobët të barnave, ose ministri Uran Ismaili duhet të merret vetë përgjegjësi.

Sipas Zejnës, çështje shqetësuese është mënyra se si menaxhohen kontratat e barnave. U ka dhënë të drejtë “akuzave” se menaxhmenti i ri më shumë e ka përmirësuar promovimin publik, por nuk ka edhe aq rezultate në ndryshime substanciale në mënyrën qysh është duke funksionuar sistemi publik shëndetësor. Ai ka komentuar edhe lidhjen e kontratave për barna për periudhën njëvjeçare që, sipas tij, kanë ndikuar në furnizim jostabil të barnave.

KD: Shëndetësia publike është një nga sektorët me të kritikuar javëve të fundit. Si i shihni këto zhvillime?

Zejna: Në Ministrinë e Shëndetësisë ka pasur një varg të reformave që janë ndërmarrë e që në shumë raste është rritur cilësia e shërbimeve shëndetësore, si dhe janë zvogëluar kostot e blerjes së barnave për një varg artikujsh.

Po ashtu ka pasur edhe iniciativë për të rregulluar çmimin e barnave përmes legjislacionit sekondar që e bën blerjen e barnave në prokurim publik dhe jo vetëm të parashikueshëm për nga kostoja financiare.

Sidoqoftë, probleme të mëdha mbeten në menaxhimin e kontratave, inicimin e kontratave të reja, kur ato janë afër përfundimit dhe të tjera. Çështje brengosëse po ashtu është edhe menaxhimi i stoqeve të barnave dhe materialeve shpenzuese, pasi që nuk ka një sistem të përcjelljes së shfrytëzimit të barnave nga operatori ekonomik deri tek pacienti....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)