Visar Ymeri, gjatë një konference që e ka thirrur PSD-ja për media, ka folur sërish për pagën minimale në Kosovë.
Ka thënë se paga aktuale minimale është më e ulëta në rajon. Sipas tij, ajo nuk e mbulon as për së afërmi minimumin e jetesës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYmeri ka thënë se rritja e saj edhe e ul pabarazinë në të ardhura, edhe e rrit mirëqenien e përgjithshme.
“Rritja e saj e rrit sasinë e parave që qarkullojnë në treg. E rrit fuqinë blerëse. Interpelanca që e ka thirrur PSD-ja ka për qëllim që të ngrihet debati rreth kësaj çështjeje. Ekonomia e shoqëria zhvillohen bashkërisht. Edhe rritja e pagës minimale nuk ndikon negativisht në punësim, por do ta rris atë. PSD-ja po propozon që ta nisim diskutimin në Kuvend e pastaj të shikohet se si të rritet kjo pagë”, ka thënë Ymeri, raporton Koha Ditore.
Interpelancën ka thënë se presin që ta mbajnë në Kuvend brenda dy javësh.