Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me votimin me më pak se 80 vota për president, siç kërkohet nga Kushtetuta për dy raundet e para, u testua “nëse mund të vendoset Republika e Kurtit”.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka komentuar mesazhin telefonik të deputetit të VV-së, Naim Bardiqi, “Po e zgjedhim ‘karate’. Pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, ajo që ka ndodhur mbrëmë ka qenë më e rrezikshme.
“Mbramë nuk ka qenë karate, është ofendim për sportin për një fushë të cilën rrufitën premtime e para pa punë. Karate ka rregullat e veta. Mbramë ishte testim, nëse ka mundësi të vendoset Republika e Kurtit e që nëse lejohet, të vendoset sistem paralel partiak për Gjyqësor e për çdo gjë që nuk e ka kap ende kopja e zbehtë e Xhaxhit. Jeni në Republikën e Kosovës edhe koha e xhaxhit është varrosur”, ka shkruar Ymeri në Facebook.