Aktivistë të Vetëvendosjes kanë vendosur mbishkrime te ndërtesa e Telekomit, të cilën e kanë quajtur vend për rehatimin e familjarëve të politikanëve.
Aktivistja Rinë Zhitia ka thënë se ditë më parë ky subjekt politik dhe mediat kanë raportuar për skandalin e punësimeve të rreth 200 personave në këtë ndërmarrje, të gjithë militantë partiak dhe familjarë të partive politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më shumë se ndërmarrje publike e për interes të vendit, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma e kanë bërë Telekomin si degë të tyre ku rehatohen klientelë dhe familjarët e tyre”, ka thënë ajo.
Hetuesisë i ka kërkuar hetime të kontratave, siç ka thënë, të dëmshme dhe punësimeve të jashtëligjshme. Qeverisë i ka kërkuar që të zbatojë rezolutën për Telekomin të miratuar muaj më parë në Kuvend.