Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV merr Kuvendin, LDK pret ofertë të re

Lëvizja Vetëvendosje e ka thyer traditën e deritashme të formimit të institucioneve. Për herë të parë në historinë parlamentare kryetari dhe nënkryetarët janë zgjedhur pa marrëveshje paraprake politike. Me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit dhe nënkryetarëve të tjerë është shmangur bllokada institucionale dhe ka marrë rrugë formimi i Qeverisë, edhe pse nuk ka marrëveshje politike mes një shumice parlamentare.

Lidhja Demokratike ka mbetur e befasuar dhe e ka quajtur të njëanshëm veprimin e Vetëvendosjes. Megjithatë, të gjithë 28 deputetët e kësaj partie votuan për kandidatin e propozuar. Por për LDK-në të gjitha dakordimet e deritashme me VV-në bien në ujë. Por pretendenti për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e Konjufcës nuk ishte befasi, por një qytetari demokratike për të mos shkaktuar bllokadë institucionale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me gjithë çarjet, LDK-ja dhe LVV-ja nuk i kanë çuar duart nga koalicioni për bashkëqeverisje. Pas konstituimit të Kuvendit kanë nisur të rrjedhin afatet kushtetuese për votimin e Qeverisë. Tani është në dorën e presidentit që ta nominojë kandidatin për kryeministër, i cili pastaj ka 15 ditë afat ta paraqesë për votim kabinetin në Kuvend. Thaçi e ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit, por nuk ka treguar kur do ta mandatojë Kurtin për kryeministër, shkruan sot Koha Ditore.

“Befasia” me zgjedhjen e Konjufcës

Gati tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së shtatë e kanë dhënë betimin. Të parët që kanë zënë ulëset dhjetë minuta para orarit të caktuar kanë qenë deputetët e Lidhjes Demokratike. Pas tyre kanë ardhur bashkërisht deputetët e partisë fituese të zgjedhjeve të 8 tetorit- Lëvizjes Vetëvendosje. Kandidati për kryeministër i ka përshëndetur me radhë të gjithë deputetët e LDK-së të ulur në rreshtin e parë. E deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj, ua kanë vendosur në bankën e parë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga një flamur kombëtar. Një i tillë veçse ishte vendosur nga VV-ja.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)