Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-LDK me qëndrime të betonuara për ndarjen e pushtetit

Foto: Alban Bujari / KD

Vullnet për arritjen e marrëveshjes së koalicionit, por me qëndrime të betonuara rreth postit të presidentit kanë proklamuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike.

Përveç akuzave në distancë, as të mërkurën nuk ka pasur takim mes pretendentit për kryeministër, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të tentuar tejkalimin e mospajtimeve për ndarjen e pushtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëvendosje vazhdon të insistojë që posti i shefit të shtetit të mos përfshihet në ndarjen e pushtetit- kushti ky kryesor i LDK-së për arritjen e marrëveshjes. Veç presidentit, LDK-ja kërkon edhe postin e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe ndarjen e barabartë të ministrive.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shprehur besimin për arritjen e marrëveshjes, megjithëse ka refuzuar të komentojë rreth pengesave. E ka bërë këtë pas takimit që kanë pasur me kryetarin e Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, Manfred Weber dhe përfaqësuesen e posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)