Nenad Vukmiroviq është emëruar zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri Albin Kurti.
Emërimi i tij vjen pak ditë pas shkarkimit të Radoica Radomiroviqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Radomiroviq ishte shkarkuar muajin e kaluar. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kishte thënë se kishte marrë informata nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për “sjelljet e dyshimta” të Radomiroviqit.
