Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq thotë se ka frikë nga bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës e Kroacisë

Aleksandar Vuciq

Foto: Associated Press

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “RTS” ka thënë se ka një shkallë shqetësimi lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Vuçiq ka thënë se për këtë ka biseduar në Indi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk jam Donald Trump, Vladimir Putin, presidentë të mëdhenj që i zgjidhin të gjitha me lehtësi. Për mua nuk ka gjëra të lehta dhe natyrisht që kam frikë. Unë dua paqe, jo luftë dhe konflikte”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit të kaluar Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

“Nga askund shfaqet bashkëpunimi ushtarak, aleanca ushtarake mes Prishtinës dhe Zagrebit. Kur krijoni një aleancë ushtarake me një entitet dhe nuk keni shpjegim pse e keni bërë, ndërsa për ne është e qartë pse, sigurisht që ekziston një dozë shqetësimi”, tha Vuçiq.

Ai tregoi se Plenkoviqi i tha se ky bashkëpunim nuk është i drejtuar kundër Serbisë dhe se ne “po i japim shumë rëndësi kësaj”.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende atë dozë shqetësimi dhe frike? Kam”, tha Vuçiq.

Duke folur për balancën ushtarake në rajon, Vuçiqi theksoi se Serbia nuk e nënvlerëson forcën e të tjerëve, por as ushtrinë e saj.

“Për një vit dëgjoni historinë se Serbia ka blerë ‘Rafale’ të përdorur, ndërsa ata të rinj, se do të marrin raketat ‘Meteor’ dhe se janë gjithnjë e më të fortë se ne. Ne heshtim. Unë them – po, sepse jeni të fortë, prandaj edhe kam atë dozë frike kur formoni aleanca ushtarake”, tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia posedon kapacitete ushtarake që nuk janë paraqitur publikisht.

“Nuk do ta nënvlerësoja forcën e Ushtrisë së Serbisë, e aq më pak të tyre. U habitën kur panë se ne kemi ato raketa. Kemi edhe gjëra që nuk i tregojmë”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka konfirmuar gjatë intervistës se ka Serbia ka blerë nga kina raketa balistike supersonike CM-400. 

“Kemi numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha ai. 

Ndaj blerjes së këtyre raketave kishte reaguar Plenkoviq. 

Ai tha se vendi i tij - anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s - do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.
“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Plenkoviq.

Për deklaratën e Plenkoviqit, Vuçiq tha se Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia. Ai theksoi se "Serbia po përgatitet të sulmohet nga një aleancë e formuar nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi".

Ai vlerësoi se “ata po presin momentin kur do të na sulmojnë”.

“Serbia ka mjaftueshëm fuqi parandaluese për dy shtete dhe një entitet, dhe Serbia është mjaftueshëm e fortë për ta ruajtur integritetin e saj territorial”, tha Vuçiq.

Vuçiqi në intervistë foli për Kosovën dhe tha se “një numër i madh serbësh, rrezikohen në Kosovë me zbatimin e ligjit për të huajt”. 

Ai paralajmëroi “se do të shkojë të bisedojë me popullin” dhe tha se “më të varfrit në Kosovë do të marrin ndihmë të njëhershme”. 

Ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Tha se në Kosovë është hapur kutia e Pandorës. 

Vuçiq për Millosheviqin: Ishte politikan inteligjent, por bëri gabime

1 o. më parë / 12 mar 2026 22:27
Aleksandar Vuçiq

Foto: Arkiv

Photo: Associated Press

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në intervistë për “RTS” ka folur edhe për “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. 

Ai ka thënë se Millosheviqi ishte politikan inteligjent, por bëri gabime serioze politike. 

Ai tha se nuk është i sigurt se Millosheviqi e kuptoi plotësisht pasojën e ngjarjeve që pasuan, veçanërisht kur bëhet fjalë për bombardimet e NATO-s të vitit 1999. 

“Nuk jam e sigurt se e kuptoi deri në fund pasojat me të cilat do të përballemi dhe deri në momentin e fundit nuk besonte se agresioni i NATO-s mund të ndodhte. Ndoshta duhej ta mbronte vendin edhe më herët, por ishte një situatë jashtëzakonisht e vështirë”, tha Vuçiq.  

Ai tha se sot “është e lehtë të gjykohen ato vendime”.

“Mua sot më është e lehtë ta bëj të mençurin dhe të them gjëra të ndryshme. Nuk mund të jem në këpucët e tij, sepse shumë herë kam menduar çfarë do të bëja në vendin e tij. Nuk ishte e lehtë në kohën e tij”, tha Vuçiq.

Vuçiqi ka folur edhe për kriminelin e luftës Ratko Mladiq, të njohur si “Kasapi i Bosnjës”. 

Ai tha se “historia do ta gjykojë rolin e tij”, por vlerësoi se “është dashur të ketë trajtim e kujdes më të mirë mjekësor”. 

“Gjithmonë do t’ia lë historisë të gjykojë. Secili prej nesh ka anët e tij të mira dhe të këqija”, tha Vuçiq.