Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përgatitën më shumë për sulmin ndaj Serbisë më 1999 sesa ndaj Iranit tani.
Nga deklarata e tij të mërkurën, Vuçiqi la të kuptohet se nuk beson në epërsinë amerikano-izraelite në këtë konflikt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kuptoj asgjë, u bënë përgatitje më të mëdha për Serbinë e vogël sesa për Iranin. Gjithçka është bërë disi sipërfaqësore, thënë troç. Dhe pasojat janë katastrofike. Ne do të miratojmë masa dhe do t’ju informojmë për gjithçka të shtunën ose të dielën”, ka thënë Vuçqç.
Ai vlerësoi se situata është serioze dhe potencialisht destabilizuese në aspektin global, duke theksuar se sipas tij, shumë aktorë kanë hyrë në krizë të papërgatitur.
“Kjo vërtet nuk është normale. Nuk e kuptoj kush e ka planifikuar këtë dhe çfarë kanë menduar – se vrasja e Khameneit do të ishte fundi. Prej një muaji kam thënë se Amerika do ta sulmojë Iranin, më bëjnë budalla, e kur ndodh, atëherë thonë shteti, ndihmë. Të gjithë hynë të papërgatitur, përveç Iranit. Është ‘lehtë’, por nuk ka ‘lehtë’. Çfarë do të bënim tani po të mos kishim rezerva të naftës dhe gjithçka tjetër?”, është shprehur Vuçiç.
Ai paralajmëroi se opinioni publik do të informohet së shpejti më në detaje për masat që Serbia mund të ndërmarrë në lidhje me situatën e re.
Vuçiqi vazhdimisht e ka lidhur sulmin e SHBA-së dhe Izraelit me sulmin ndaj ish-Jugosllavisë nga NATO-ja më 1999 për çlirimin e Kosovës.