Presidenti i Serbisë ka përmendur Kosovën gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në narrativën e zakonshme, Aleksandër Vuçiqi ka pretenduar se Kosova është “pjesë e pandashme” e Serbisë.
Ndërkohë ka përmendur “rrethanat dramatike” në të cilat Vuçiq pretendon se jetojnë serbët e Kosovës në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe ekzistencës sonë në këtë tokë”, ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë tutje se beson në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai ka shfajësuar veten nga trazirat që kanë ndodhur prej muajsh nëpër Serbi me protestat e nisura nga studentët, të cilët ai i ka quajtur të dhunshëm.