Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçeviq: Kurti po vazhdon me lëvizjet e papërgjegjshme, presim reagim adekuat ndërkombëtar

Millosh vucevic

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po dëshiron që me hapjen e paralajmëruar të urës mbi lumin Ibër “të lidhë me forcë Mitrovicën veriore dhe atë jugore”.

Por, ai tha se Serbia pret një reagim adekuat nga komuniteti ndërkombëtar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatkeqësisht marifetet dhe veprimet e papërgjegjshme të Albin Kurtit vazhdojnë. Më duhet të them se jam i kënaqur me reagimet e asaj që ne e përkufizojmë si bashkësi ndërkombëtare, mbi të gjitha me deklaratat e komandantit të KFOR-it (gjeneralit Ozkan Ulutash), me të cilin dje shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë pati bisedë dhe ia ka përcjellë pikëpamjet tona shumë qartë”, tha Vuçeviq për “RTS”. 

Ai tha se drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka njoftuar përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it për tentativën “e madhe për destabilizimin në veri” të Kosovës. 

“Shpresoj të gjithë të jenë mjaft të matur dhe racional për të mos lejuar që këto gjëra të ndodhin. Nëse ndodhin, vërtetë nuk mund ta kuptoj që ata (bashkësia ndërkombëtare) nuk i kanë mjetet dhe instrumentet për ta frenuar Kurtin. Nuk mund ta pranoj këtë, se ata të gjithë i thonë – s’mund ta bësh këtë – e ai prapë e bën”, ka thënë Vuçeviq.