Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Votat me postë për Junik, Dragash e Mamushë dyshohet se janë shkruar nga e njëjta dorë

Ka filluar procesi i numërimit i votave të ardhura me postë.

Votat nga diaspora për komunat e Junikut, Mamushës dhe Dragashit do të ekspozohen për media nën dyshimin se janë shkruar nga e njëjta dorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e ka mbajtur sot.

Për Dragash nga diaspora kanë ardhur 308 fletëvotime, nga Juniku 670 nga Mamusha 101.

Në total janë 2379 fletëvotime të diasporës që janë aprovuar nga KQZ.

Me vota të diasporës pritet të përcaktohen kryetarët e rinj të Junikut e Dragashit.

{gallery}