Duke mos dhënë asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është munduar të demantojë raportimet se ai ka neglizhuar një kontratë për sjelljen e vaksinave të “Pfizerit”.
Në një konferencë me udhëheqësin e komisionit për sigurimin e vaksinave dhe avokatin e përgjithshëm të shtetit, të premten në mbrëmje, Vitia ka thënë se komisioni është nën betim dhe nuk mund të japë asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka deklaruar vetëm se “është i kënaqur me punën e komisionit dhe progresin e arritur deri tani” teksa ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të “mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve” nga ata “që kanë vjedhur çerek lajmi”.
Bashkë me kryesuesin e këtij komisioni, Vitia ka thënë se Kosova është duke negociuar me shumë kompani prodhuese të vaksinave.