Ekzekutivi i Komunës së Shtimes ka vendosur që veturat zyrtare të menaxhohen më mirë dhe të përcillen me sistemin e GPS-së, që tregon saktësisht vendndodhjen e veturave gjatë lëvizjeve.
Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Valon Januzi, ka thënë se funksionalizimi i këtij sistemi do të shërbejë edhe për shtimin e sigurisë, transparencës dhe shfrytëzimit racional të veturave zyrtare.
“Aplikimi i këtij sistemi mundëson lokalizimin apo vendndodhjen e saktë të automjeteve në kohë reale, të cilat regjistrohen në aplikacion”, ka thënë Januzi, përcjell zyra për informim në Komunën e Shtimes.
Sipas komunës, sistemi GPS do të shërbejë për lokalizim të saktë gjeografik, shpejtësinë dhe gjendjen e veturës, si dhe monitorimin e vazhdueshëm.