Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me tre këshilltarë të tij, vetëm në një udhëtim në SHBA kanë shpenzuar mbi 21 mijë eur, shkruan sot Koha Ditore.
Për tre muaj, vetëm për dreka zyrtare Veseli i ka shpenzuar rreth 6 mijë e 500 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të këtij viti, të cilin e posedon “Koha Ditore”, nuk saktësohet se me çfarë rasti janë organizuar këto dreka, si dhe nuk jepen detaje të tjera, pos vendndodhjes e datës së organizimit.
Vetëm një drekë me datën 21 janar të këtij viti në restorantin “Gagi Cafe” në Prishtinë, Veselit i ka kushtuar 507 euro.
Shpenzimet për dreka zyrtare, por edhe ato për udhëtime jashtë vendit të Veselit dhe stafit të tij politik janë kritikuar të enjten nga deputetët e opozitës, derisa po shqyrtohej raporti në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Në anën tjetër, deputetët e pushtetit e kanë arsyetuar Veselin dhe kanë deklaruar se shpenzimet e tij, por edhe të stafit të tij mbështetës janë në suaza të parashikimeve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)